Gjilani pritet të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi tre vjeçare me GIZ-in gjerman

07.07.2014 (komentet: 0)

Gjilan, 7 korrik 2014 - Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi kanë pritur sot në takim një delegacion nga organizata gjermane GIZ, që kryesohej nga z. Kai Hofmann, udhëheqës i projektit “shërbimet e qëndrueshme komunale”

 

Kryetari Haziri ka falënderuar z. Hofmann për vizitën në Gjilan, ndërsa është folur mes tyre për prioritetet e qeverisjes së Gjilanit, për menagjimin e mbeturinave, partneritetin publiko-privat, menagjimin e kualitetit brenda Komunës etj.

Përfaqësuesit e GIZ-it thanë se janë të interesuar që të lidhin partneritet 3-vjeçar me komuna të ndryshme dhe kanë ardhur për t’i parë prioritetet edhe në Gjilan, përderisa nga ana e tij, kryetari Lutfi Haziri theksoi se Komuna e Gjilanit po bënë përpjekje për bashkëpunim kualitativ dhe pret përgjigje pozitive sa i përket partneritetit nga ana e GIZ-it dhe në këtë mënyrë do të ketë përfitime të mëdha për qytetarët e Gjilanit.

Kthehu mbrapa

Shto koment