Gjendja e grurit, relativisht e mirë

17.03.2014 (komentet: 0)

Në komunën e Gjilanit këtë vit janë mbjellur 2500/ha me grurë, si dhe 80/ha me kulturën e elbit. Sektori i prodhimtarisë bimore, në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka vlerësuar se në bazë të gjendjes së grurit të mbjellur shihet se gruri ka një zhvillim relativisht të mirë dhe atë në ngastrat në të cilat me kohë është kryer riplehrimi si dhe masat tjera paraprake agroteknike, me katër (4) gjethe të formuara mirë, ngjyrë intenzive e gjelbër dhe me numër të kënaqshëm të bimëve për metër katrorë.

Kurse në ngastrat në të cilat ende nuk është kryer riplehrimi vërehet një zhvillim më i dobët me ngjyrë të gjetheve të gjelbërt në të verdhë, me dy deri tri gjethe të formuara.
 
Gjatë ketij dimri edhe pse  të reshurat atmosferike pothuajse kanë qenë minimale, Drejtoria e bujqësisë është e knaqur me gjendjen e zhvillimit të grurit.
 
Ekspertët e Drejtorisë së Bujqësisë rekomandojnë fermerët të cilët nuk e kane kryer riplehrimin e grurit deri më tani që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë me plehra azotike NAG-27 për qind.

Kthehu mbrapa

Shto koment