Emblema që identifikon “Flakën e Janarit’ mungon në 25 vjetorin e saj,
12.01.2016 (komentet: 0)
- SABIT RRUSTEMI
Kjo është emblema e Manifestimit Kombëtar të Kulturës, "Flaka e Janarit", emblemë e zgjedhur përmes një konkursi të hapur dhe një Komisioni profesional, emëruar nga Shoqata e Pavarur Kulturore e Gjilanit, si themeluese e këtij Manifestimi, qysh në vitin 1994...
Qëllimisht e solla variantin bardh e zi, ani se prej fillimit, ngjyrat kryesore të kësaj embleme, deri këtë vit, ishin vetëm Kuq e Zi ... dhe, të tilla duhet të mbesin.
Vetëm kjo emblemë identifikon "Flakën e Janarit" e jo ndonjë tjetër që mbin brenda natës, pa kurrfarë procedure ...
Çudia e zotit, kjo Emblemë që ishte në ballë të këtij Manifestimi, me ngjyrat kombëtare të saj dhe me të cilën me të drejtë mburreshim, mungon në 25 vjetorin e këtij Manifestimi.
Sekush e "harroi" apo e ndryshoi brenda natës ( dhe pse), vetëm dy apo tre vetë mund ta dinë, jo më shumë ...
Kjo haresë apo çkado qoftë, nuk falet ...