“Ekskursion i suksesshëm, i kryer mbi bazën e procedurave të parapara”

28.09.2015 (komentet: 0)

Sami Hoxha, drejtor i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, në Gjilan e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm ekskursionin e nxënësve të kësaj shkolle në Shqipëri, ndërsa shton se nuk dëshiron të merret me zërat që janë përpjekur për të pretenduar se ka pas parregullsi lidhur me procedurën e ekskursionit, duke iu thënë atyre se dyer e Gjimnazit janë të hapura për të gjithë ata që duan të kërkojnë sqarime.

 

 

Hoxha ka thënë për 2LONLINE, se ekskursioni është realizuar suksesshëm nga data 22 deri më 27 shtator, çdo gjë ka qenë sipas procedurave të rregullta ligjore dhe se nxënësit kanë qenë të kënaqur.

 

Duke folur për ekskursionin dhe procedurat, drejtori Sami Hoxha tha se është zbatuar në përpikmëri Udhëzimi Administrativ 18/2014, për aktivitete jashtëshkollore dhe se janë zbatuar të gjitha procedurat e rregullta ligjore.

 

Sipas tij, komisioni prej tre anëtarësh ka zgjedhur Agjensionin në përputhje me gjitha kriteret e konkursit, të nxjerra nga UA-18/2014. Nxënësit kanë qenë shumë të lumtur gjatë këtyre 6 ditëve udhëtimi me Agjensionin “Sharr Travell”, të vendosur në Kompleksin “FAFA”, te Mali I Robit- Durrës-Shqipëri.

 

“Për të gjithë ata që kanë dilema lidhur me procedurën e ekskursionit të nxënësve, dyert e gjimnazit I kanë të hapura në çdo kohë për sqarime duke u nisur nga individë, këshilltar komunal, kompani, agjensione e Prokurori”, ka thënë Sami Hoxha, drejtor i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, në Gjilan. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment