Drejtoria e Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës ka proceduar mbi 10 mijë lëndë për 6 muaj

28.07.2015 (komentet: 0)

Ka fillu ktiviteti i regjistrimit të objekteve publike

Komiteti për Gjeodezi, Kadastër, Pronë (KGJKP) ka miratuar raportin e punës 6-mujore të drejtorisë së linjës, të cilin e ka prezantuar Sadudin Berisha, drejtor. Ai ka thënë se brenda kësaj periudhe kanë pranuar 10.500 lëndë dhe rreth 98 për qind prej tyre kanë marrë përgjigje, ndërsa të tjerat janë në procedurë të shqyrtimit brenda afatit ligjor.

“Kemi ofruar shërbime në nivelit të duhur dhe gjithçka është bërë në ligjshmëri të plotë”, ka thënë Berisha. Berisha ka nënvizuar aktivitetin për regjistrimin e objekteve publike, që ka filluar në fshatra dhe do të përfundojë në qytet, për të verifikuar gjendjen faktike dhe ligjore pronësore-juridike të kësaj pasurie.

Sipas tij, ky proces nuk është bërë prej më shumë se 40 vitesh. Berisha ka thënë se problem për këtë drejtori mbeten shpronësimet, ku kërkohen shumë mjete, ndërkaq komunat nuk i kanë këto mundësi, prandaj çështja është adresuar në qeveri. Nevzad Rushiti, kryesues i Komitetit, ka thënë se rezultatet e kësaj drejtorie janë të mira dhe shihen edhe në terren, ndërkohë ka përshëndetur nismën për regjistrimin e objekteve publike.

“Si institucione dhe si shoqëri, e kemi për obligim që të mbrojmë pronën publike”,ka thënë Rushiti. Fadil Hajdari (PDK) tha se drejtoria ka nevojë për rritje të numrit të punëtorëve, qoftë me kontrata në vepër, qoftë me praktikantë, sepse me stafin që ka tani, rrezikon të mos i përfundojë të gjitha lëndët në fund të vitit. Arjeta Rexhepi (VV) kërkoi që në Komitet të sillet lista e uzurpatorëve të ponës publike.

Kthehu mbrapa

Shto koment