Demarkacioni: LDK e Gjilanit pro vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm

12.08.2016 (komentet: 0)

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka shqyrtuar me kujdes gjendjen para seancës së Kuvendit e në të cilën pritet të votohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e në të cilën situatë dalin individ apo struktura jo legjitime me deklarata që nuk përkojnë me qëndrimet e partisë.

 

 

“Ne kemi përcjellë me kujdes të shtuar situatën dhe dega jonë qëndron pran vendimeve të këshillit të përgjithshëm dhe si e tillë vepron unike me të gjitha nëndegët dhe forumet, andaj përveç strukturave legjitime thirrjet apo deklaratat tjera nuk paraqesin as nuk përfaqësojnë qëndrimet tona zyrtare.

 

Dega e LDK-së, në Gjilan i jep mbështetje të gjitha forumeve të partisë, në realizimin e programit qeverisës dhe si e tillë qëndron fuqishëm pran vendimeve që dalin nga strukturat legjitime të saj dhe fuqishëm po funksionojmë si parti e themeluar nga Presidenti Rugova”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

 

“Anëtarësia e LDK-së, qëndron unike dhe respekton vendimet e dala nga organet legjitime të partisë. Funksionimi i partisë në të njëjtin model si në kohën e Presidentit Rugova ashtu dhe sot nën udhëheqjen e Kryeministrit Mustafa, po ndikon fuqishëm në rriten e anëtarësisë si dhe në qeverisje të drejtë e të suksesshme”, thuhet në fund të kësaj komunikate të lëshuar nga Dega e LDK-së, në Gjilan./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment