Arrestohet një shqiptar nga Llashtica pas zënkës dhe therjes me thikë të Zoran Kostiqit

05.05.2015 (komentet: 0)

Gjilan – Policia e Gjilanit mbrëmë vona ka arritur të arrestojë një shqiptar nga Llashtica e Gjilanit nën dyshimin se pas një zënke dhe fjalosje në komunikacion e ka ther me thikë Zoran Kostiqin nga Pasjani. Ismet Hashani tha për rajonipress se incidenti nuk ka lidhje me motive etnike.

Ismet Hashani tha se i dyshuari shqiptar nga Llashtica e Gjilanit dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”. Shqiptari nga Llashtica e Gjilanit dyshohet se pas një zënke dhe fjalosje në komunikacion dhe për motive të ulëta e assesi etnike ka ther me thikë Zoran Kostiqin në këmbë dhe dorë.

Zoran Kostiqit i është dhënë ndihma e parë dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut tha Hashani./rajonipress/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment