Twitter me 14 milionë përdorues të ri në muaj

01.05.2014 (komentet: 0)

Rritja e përdoruesve të Twitter dhe interaktiviteti i tyrë është rritur në tre muajt e parë të vitit 2014, mirëpo analistët sugjerojnë se kjo rritje nuk është e mjaftueshme.


Twitter me 14 milionë përdorues të ri në muajRrjeti i famshëm social ka njoftuar se të hyrat e saj për tre muajt e parë të këtij viti janë dyfishuar që nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, dhe se kjo gjithashtu ka reflektuar edhe në rritjen e të hyrave dhe interaktivitetin me reklamat e Twitter.

Numri i përdoruesve të Twitter të cilët janë kyqur në faqe së paku një herë në muaj është rritur në 255 milionë, apo 14 milionë më shumë, përkatësisht 5.8 për qind më shumë që nga 31 dhjetori 2013.

Ndërsa vizitat në “timeline” kanë arritur në 157 miliardë për tremujorin e parë, apo 15 për qind më shumë sesa një vit më parë.
Të hyrat e kompanisë kanë arritur në 250.5 milionë për tre muajt e parë të vitit, krahasuar me 114.3 milionë sa ishin një vit më parë.

Kthehu mbrapa

Shto koment