Turqia mendon ta "braktis" internetin

21.04.2014 (komentet: 0)

Ministri turk i transportit rrugor, detar dhe i komunikimit, Lutfi Elvan ka thënë se Turqia mund ta braktis internetin siç e përdorim ne sot, për të krijuar një protokoll kombëtar të koduar me shkronjat 'ttt' në vend shkronjave të përdorura rregullisht 'www', të cilat vlejnë për tërë botën.

Turqia mendon ta

Sipas një publikimi të ri nga gazeta turke, Hurriyet Daily News thuhet se ministri turk Elvan e ka mbrojtur veprimin duke thënë se disa vende të BE-së tashmë e kanë konsideruar idenë e krijimit të "protokollt kombëtar të internetit."

Ai më vazhdoi të shpjegojë se si do të bëhej kjo në Turqi. “Në vend të www, një sistem i ri me “ttt” mund të formohet. Turqia dhe vendet e tjera mund t’i krijojnë domenet e tyre. Një masë e tillë do ti shkëpuste sistemet e internetit nga njëri-tjetri. Kjo është një çështje e diskutueshme. "

Elvan gjithashtu ka thënë se duhet të bëhet, ajo që ai e quan një "konventë ndërkombëtare", me qëllim të frenimit të asaj që ai e sheh si "mungesa e kontrollit mbi mediat sociale." / kokaj.net / 

Kthehu mbrapa

Shto koment