Tashmë Apple paguan konsumatorët nëse kthejnë mbrapsht iPhone-ët e vjetër

15.09.2013 (komentet: 0)

Vetëm disa ditë para eventit të prezantimit të iPhone-it të ri Apple ka aktivizuar programin e shumëpritur të shkëmbimit të iPhone-ëve të vjetër me iPhone të rinj.

Ky program është i vlefshëm vetëm  dyqanet e Apple.

Një përfaqësues i Apple është shprehur: “iPhone-ët janë vërtet të vlefshëm prandaj konsumatorët që do të dorëzojnë smartfonët e vjetër do të paguhen me një vlerë të caktuar të cilën mund t’a përdorin më pas për blerjen e iPhone-it të ri”.

Pajisjet  përgjithësi janë vlerësuar  këtë mënyrë:

iPhone 4 – 125 $

iPhone 4S – 200 $

iPhone 5 – 250 $

Ashtu si e tregojnë edhe vlerat konsumatorët nuk do të përfitojnë më tepër se 250 $ nga shkëmbimi. Kjo shumë sidoqoftë do të ndihmojë ata blerës potencialë të cilët e kanë me dyshim blerjen ose jo të produktit më të fundit të Apple.

Mesa duket kompania po përpiqet të ofrojë më tepër mundësi për të garantuar shitjet masive të versionit të ri të iPhone i cili përflitet të jetë iPhone 5S.

m.z.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment