Sony shet 6 milionë PlayStation 4

04.03.2014 (komentet: 0)

Sony ka shitur më shumë se 6 milionë njësi të konsolës së saj të re PlayStation 4, në nivel global, deri më datën 2 janar, njofton Reuters.

 

Shifra e fundit, e cila përfshin edhe 370 mijë njësi të shitura në Japoni, që nga lansimi fillestar i konsolës së re më 22 shkurt, e tejkalon objektivin e kompanisë Sony të vendosur në shtator të vitit të kaluar, para se PS4 të dal në shitje.

Rritjet e shitjeve të kompanisë Sony gjithsesi se e rrisin presionin për rivalin e saj Microsoft, i cili është duke e ndjerë suksesin e PS4, pasi që konsola e Sony ka arritur të bëhet lider i tregut në SHBA, siç thuhet edhe në raportin e publikuar nga NPD.

PS4 e ka kaluar konsolën e Microsoft, Xbox 360, e cila më herët në raportet e NPD’së mbante vendin e parë, ndërsa Sony e ka konfirmuar se shitjet e konsolës së saj në raport me Xbox One tani janë dy me një.

Megjithatë, Microsoft ka zënë vendin e parë për numrin e lojëve të shitura me Xbox 360 dhe Xbox One.

I.Behluli 

Kthehu mbrapa

Shto koment