Shkencëtarët e vërtetuan – njerëzit me shumë miq në Facebook janë narcisoid!

20.03.2012 (komentet: 0)

Për shkak të Facebookut gjithnjë e më shumë të rinj janë të ngarkuar me atë se si do të duken në sytë e të tjerëve dhe për shkak të kësaj “grumbullojnë” miq të shumtë, vazhdimisht ndryshojnë fotografitë e profilit dhe përtërijnë statuset për të tërhequr vëmendjen tek vetja.

Për shkak të Facebookut gjithnjë e më shumë të rinj janë të ngarkuar me atë se si do të duken në sytë e të tjerëve dhe për shkak të kësaj “grumbullojnë” miq të shumtë, vazhdimisht ndryshojnë fotografitë e profilit dhe përtërijnë statuset për të tërhequr vëmendjen tek vetja.Aktivitetet e ndryshme në Facebook dhe rrjetat tjera shoqërore siç janë numri i madh i miqve, tag-ët e shpeshtë nëpër fotografi, ndryshimi i pandërprerë i fotografisë së profilit dhe ndryshimet e statusit janë të ndërlidhur me - narcisoizëm!

Kështu së paku tregoi një hulumtim të cilin e kishin kryer shkencëtarët nga Western Illinois University mbi 295 persona të moshës në mes 18 dhe 64 vjeç doli se personat të cilët kishin rezultatet më të lartë në testin me të cilin vlerësohet nëse ndokush është narcisoid (Narcissistic Personality test) kishin më të shumti miq në Facebook dhe më së shpeshti publikonin statuset e veta në këtë rrjetë shoqëror.

Në The Guardian thonë se edhe disa hulumtime të mëhershme ndërlidhnin narcizmin me përdorimin e Facebookut, por se kjo është “dëshmia e parë rreth lidhjes së drejtpërdrejtë në mes të numrit të miqve në Facebook dhe formës më të rrezikshme në narcizmit”. Shkencëtarët në hulumtimin e vet studiuan dy elemente të narcizmit – njërin që ka të bëjë me ekzibicionizmin, ndërsa tjetri ishte i ashtuquajturi eksploatorues.

Carol Craig, shkencëtarja e cila studion marrëdhëniet shoqërore u tha gazetarëve të The Guardian se të rinjtë në Britani të Madhe po bëhen gjithnjë e më narcisoid dhe se Facebook është shndërruar në një platformë për vetëpromocion, por edhe për çrregullimet shoqërore në të cilën fëmijët dhe të rinjtë janë të kthyer vetëm kah vetvetja (“all about me”) dhe në atë se si duken në sytë e të tjerëve dhe se kjo metodë është importuar nga SHBA-të.

Çka po ua merr mendja, a po bëhemi për shkak të Facebookut me të vërtetë Narcisoid dhe të pushtuar me atë se si dukemi në sytë e të tjerëve?

Kthehu mbrapa

Shto koment