Samsung, shitje rekorde të Galaxy S5

13.04.2014 (komentet: 0)

Mediat koreane raportojnë se Samsung Galaxy S5 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në ditën e lansimit global.

Në fakt, telefoni kryesor i kompanisë jugkoreane ka shënuar një rekord të ri për Samsung, pasi që Galaxy S5 është shitur madje deri në 30% më shumë sesa paraardhësi i tij, Galaxy S4.

Në disa tregje evropiane, shitjet e Galaxy S5 kanë qenë pothuajse dyfish më të mëdha sesa shitjet e Galaxy S4, njofton Samsung.

Mirëpo shifrat e shitjeve do të ishin shumë më të mëdha sikurse stoqet e telefonit të ri të Samsung mos të ishin të mangëta, sikurse ato në qytetet e mëdha si Paris, Londër apo Amsterdam, ku me qindra njerëz prisnin para dyqaneve të Samsung para hapjes, për ta blerë telefonin e tyre më të ri nga lideri global i telefonave, kompania Samsung.

Të premten, Samsung Galaxy S5është lansuar në 125 shtete të botës, për ta shënuar lansimin më të madh të kompanisë koreane në gjithë historinë e saj.

Ndërsa në ditët në vijim, Samsung ka thënë se telefoni i saj më i ri – Galaxy S5 do të lansohet edhe në 25 tregje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shteteve në 150.

Çmimi për Samsung Galaxy S5 pa kontratë me operatorët mobil sillet rreth 699 dollarë amerikan, apo 599 euro për shtetet e Evropës dhe Azisë.

Mirëpo kjo nuk është mënyra e vetme për ta blerë telefonin e Samsung, pasi që prodhuesi korean bën marrëveshje të shumta me operatorët mobil, të cilët e shesin telefonin edhe me subvencionim të çmimit, për abonentët me kontratë.

Kthehu mbrapa

Shto koment