Samsung me dy Chromebook të rinj, të mbështjellur me lëkurë

03.03.2014 (komentet: 0)

Samsung ka qenë njëri ndër partnerët e parë të Google në projektin e saj të laptopëve të linjës Chromebook, dhe tani llogaritet se gjysma e laptopëve të kësaj linje në SHBA janë të kompanisë jugkoreane.

Mirëpo, me sa duket Samsung nuk do të ndalet me kaq, pasi që së fundmi ka lansuar edhe dy modele të reja të laptopëve të linjës Chromebook, të cilët janë paksa më të shtrenjtë sesa modeli ekzistues i Chromebook i cili kushton 249 dollarë.

Janë dy modele të reja të Chromebook 2 Series – njëri me ekranin me diagonale prej 11.6 inç dhe tjetri me 13.3 inç. Të dy modelet e laptopëve të rinj të Samsung bazohen në procesorin ARM Exynos 5 Octa (me 1.9GHz apo 2.1GHZ, varësisht nga modeli).

Modelet e reja të laptopëve Chromebook do të dallohen për nga mbështjellësi i jashtëm, i cili kësaj radhe nuk do të jetë i plastikës së argjendtë, pasi që në vend të saj Samsung do ta përdor mbështjellësin e lëkurës e cila ka dizajn dhe material të njëjtë sikurse në fabletin e saj Note 3.

Versioni me ekran më të madh i laptopit të Samsung do të vijë me ekranin full HD LED, sistemin përmirësuar për audio, si dhe baterinë për të cilën kompania thotë se do të zgjasë deri në 8.5 orë. / Kokaj/  

Pergaditi : I.Behluli 

Kthehu mbrapa

Shto koment