Samsung Galaxy Beam, telefon me projektor

01.03.2012 (komentet: 0)

Samsung ka lansuar modelin e ri të telefonit të mençur Samsung Galaxy Beam, një model që bazohet në Android 2.3 dhe vjen me një projektor të integruar që mund të projektojë imazhe dhe përmbajtje tjetër multimediale në diagonale prej 50-inç, njofton Samsung.

Kjo nuk është hera e parë që Samsung është përpjekur për të bindur konsumatorët se një projektor në një telefon të mençur është një ide e mirë.

Një produkt i ngjashëm, i cili po ashtu u quajt edhe Beam, ishte prezantuar në treg në vitin 2010.

Teknologjia tani ka arritur deri në pikën e pjekurisë në të cilën një telefon i mençur që posedon edhe projektor ka kuptim, tha një zëdhënës i kompanisë Samsung.

Samsung Galaxy Beam mbështetet nga një procesor dual-core në 1GHz dhe ka 8 GB memorie të brendshme, plus një port për MicroSD. Masa e ekranit të ndjeshëm në prekje është 4 inç, me  rezolucion 800x480 piksel. / Telegrafi /

Kthehu mbrapa

Shto koment