
Kompania e hulumtimeve Strategy Analytics thotë se pjesëmarrja e Apple dhe Samsung ka rënë në 46.5% nga 49.9% sa ishte më herët.
Megjithatë, shitjet e tyre ishin gjithsesi masive, pasi që Samsung ka arritur të shesë 89 milionë telefona mobil, ndërsa Apple ka shitur 43.7 milionë iPhone.
Kjo nuk nënkupon se këto kompani kanë probleme me shtijet, por vetëm se janë duke marrë më pak treg, pasi që numri i telefonave të shitur është rritur në përgjithësi, dhe një pjesë e rivalëve të tyre kanë përfituar nga ky zgjerim i tregut.
Shto koment