Rrjedhin detajet pwr Google Nexus SmartWatch

14.03.2014 (komentet: 0)

Së fundmi, Google e ka paralajmëruar lëshimin e kodit për zhvilluesit, për orën e saj të mençur, e cila do të jetë ora e parë e kompanisë e cila do të ofrohet nën linjën Nexus, përkatësisht do të njihet si Google Nexus SmartWatch.

Besohet se LG do të jetë kompania e cila do ta bëjë prodhimin e Google Nexus SmartWatch, ndërsa @evleaks i ka publikuar disa nga karakteristikat e orës së mençur të Google, e cila pritet të lëshohet gjatë këtij viti.

Sipas këtij burimi thuhet se Google Nexus SmartWatch do të vijë me ekranin me diagonale prej 1.65 inç në IPS LCD dhe rezolucion prej 280 x 280 pikselëve.

Për më shumë, pajisja mobile e dorës do të ofrojë edhe 512MB RAM, ndërsa ende nuk dihet procesori i Google Nexus SmartWatch, i cili thuhet se ende nuk është vendosur nga Google dhe LG.

Pritjet janë që Google Nexus SmartWatch të debutojë në konferencën e Google I/O, ngjarje e cila mbahet në qershor.

/I.Behluli/

Kthehu mbrapa

Shto koment