Nokia prezanton tre modele të linjës X

24.02.2014 (komentet: 0)

Nokia prezanton tri modele të linjës X, përkatësisht modelet Nokia X, X+ dhe XL, të cilat vijnë me çmime mesatare. Nokia X dhe X+ sjellin ekranin me diagonalen prej 4-inç në IPS LCD dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve..

Nokia prezanton tri modele të linjës X, përkatësisht modelet Nokia X, X+ dhe XL, të cilat vijnë me çmime mesatare. Nokia X dhe X+ sjellin ekranin me diagonalen prej 4-inç në IPS LCD dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, ndërsa procesori i këtyre modeleve është dual-core Snapdragon S4 8225 me 1GHz, 4GB memorie të brendshme dhe portin për microSD, si dhe 7GB memorie falas në OneDrive. Nokia X sjell 512MB RAM, ndërsa Nokia X+ posedon 768MB RAM.

Në anën tjetër, Nokia XL është modeli i tretë i kësaj linje dhe sjell ekranin me 5-inç me rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, kamerën e pasme me 5MP, atë të përparmen me 2MP, ndërsa karakteristikat tjera të këtij modeli janë të njëjta me ato të Nokia X+ /kokaj.net/

Përgaditi : Ilir Behluli

Kthehu mbrapa

Shto koment