Facebooku që ndoshta pak e njihni 

19.03.2013 (komentet: 0)

Ja ku keni disa fakte interesante që ndoshta nuk i dini.

Kur u hap në 2004 kjo faqe, i pari që financoi projektin ishte Peter Thiel, bashkë-themeluesi i PayPal. 500 mijë dollarët e tij kontribuuan për lindjen e fenomenit Facebook.





 

 



Në muajt e parë të hapjes Facebook u rrezikua të mbyllej për shkak të një padie sjellë nga krijuesit e një faqe tjetër konkurruese: ConnectU. Krijuesit e saj akuzonin Mark Zuckerberg për vjedhjen e idesë dhe teknologjisë së Social Network.

Mosmarrëveshja u zgjidh në mënyrë ekstra-gjyqësore me një shumë monetare në favor të ConnectU.

400 milionë njerëz në botë, futen të paktën një herë në muaj në Facebook. 50% e këtyre të hyjë në sit çdo ditë.

Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, Facebook është një fenomen kryesisht ndërkombëtar. 70% e anëtarëve të tij banojnë jashtë Shteteve të Bashkuara. Faqet e tij janë në dispozicion në 70 gjuhë.

Në Danimarkë, rreth gjysma e popullsisë është regjistruar në Facebook, 2.500.000 profile për 5.484.723 banorë.

Ndër faqet më të vizituara në botë, Facebook zë vendin e dytë, pas Google dhe është përpara Youtube. Twitter është në pozitën e 11-të, ndërsa MySpace në vendin e 19-të .

6 faqet me më shumë fansa në Facebook janë: 1. Texas Hold’em Poker 2. Michael Jackson, 3. Mafia Wars 4. Facebook, 4. Barack Obama, 5. Vin Diesel (sigurisht renditja e këtyre numrave mund të ndryshojë çdo sekondë).

Në vitin 2006, Yahoo ofroi 1 miliard dollarë për të blerë Facebook, Mark refuzoi. Në vitin 2009 Facebook është vlerësuar 4 miliard dollarë, tani kap vlerën ndërmjet 7,9 dhe 11 miliardë dollarë.

Çdo muaj, përdoruesit e Facebook kalojnë 8.3 miliardë orë në të. Çdo person ka një mesatare prej 130 miq; ekzistojnë më shumë se 600 mijë aplikacione për Facebook dhe çdo ditë krijohen mijëra të reja. Është llogaritur se për të përballuar trafikun, faqja mbështetet në 10.000 server dhe në të ardhmen do të duhet të blejë të tjerë me një tarifë prej 100 milion dollarë.

Gratë mbi moshën 55vjec, përfaqësojnë brezin demografik që përhapet më shpejt në këtë moment në këtë rrjet.

Facebook është kaq shumë i famshëm, saqë mjekët kanë shpikur emrin e një sëmundjeje të re: Facebook Addiction Disorder (çrregullim nga varësia në facebook).

Në Australi, Facebook përdoret nga gjykatat. Njoftimeve e gjykatave jepen nëpërmjet profileve të tyre.

Siti fiton nëpërmjet reklamave të brendshme dhe shitjes së produkteve virtuale. Publicistët përdorin informacionet e profileve për të kryer fushata reklamuese.

Fitimet e Facebook në 2009 janë luhatur në mes të 600 dhe 700 milionë dollarë. Këtë vit pritet që të mund të arrijnë në 1 miliard dollarë.

Fjalët më të përdorura në 2009 në rrjetin social ishin: 1. Facebook Applications 2. FML (Farmville) 3. Swine Flu .

Kthehu mbrapa

Shto koment