MWC: HTC One dhe iPad Air janë telefoni dhe tableti i vitit

26.02.2014 (komentet: 0)

Pavarësisht se nuk ka ndojë prani të thkesuar në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, Apple megjithatë shënoi një fitore të rëndësishme në çmimet e konferencës, të njohura si Global Mobile Awards, dhënë nga organi drejtues i panairit të madh të teknologjisë.

MWC: HTC One dhe iPad Air janë telefoni dhe tableti i vitit

Tableti i Apple, iPad Air fitoi çmimin "tableti më i mirë mobil," duke i kaluar konkurrentët e saj të ndryshëm dhe modelet e fundit të tabletëve nga Microsoft, Nokia, Samsung dhe të tjerët.

Ndërsa çmimin për telefonin më të mirë të mençur e fitoi kompania tajvaneze HTC, me modelin e saj të telefonit HTC One.

Paneli i përzgjedhësve gjatë dhënies së çmimit thanë se Apple e fitoi këtë epitet, për shkak se "iPad Air paketon performancë udhëheqëse të klasit në një kornizë tërheqëse, ndërsa ekosistemi i tabletit ka një avantazh të padiskutueshëm në numrin e aplikacioneve të optimizuara për këtë format."

Konsensusi i rishikimeve të iPad Air vlerëson se ky është tableti më i mirë për madhësinë e plotë të cilin Apple e ka ofruar që nga iPad 2, përfundimisht duke e tejkaluar hollësinë dhe peshën e gjeneratës së dytë të iPad, dhe i cili ka vazhduar të shtojë përmirësime të konsiderueshme në çdo fushë.

Në kategorinë e çmimeve tjera, HTC One rrëmbeu çmimin e "telefonit të mençur më të mirë", ndërsa Nokia Lumia 520 fitoi çmimin e "telefonit të mençur më të mirë me kosto të ulët (nën 150 dollarë)", LG është shpërblyer si "krijuesi më inovativ i pajisjeve mobile" të vitit. /kokaj.net/

Përgaditi : Ilir Behluli

Kthehu mbrapa

Shto koment