Motorola me model të ri të telefonit me 13 maj?
01.05.2014 (komentet: 0)
Motorola e ka caktuar datën 13 maj si kohën për prezantimin e modelit të ri të telefonit të saj në Android.
Ngjarja është caktuar të mbahet në Londër, ndërsa Motorola ka thënë se modeli i saj i ri i telefonit do të jetë i qëndrueshëm, dhe me kosto e cila do të jetë e përballueshme për të gjithë.
Modelet e rejta të Motorolas, si Moto X dhe Moto G, ishin lansuar në gusht dhe nëntor, respektivisht, ndërsa thashethemet e fundit sugjerojnë se kësaj radhe bëhet fjalë për versionin e ri Moto X+1, i cili do të shquhet për mbështjellësin e lëkurës.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse përfundimisht do të jetë Moto X+1 apo modeli edhe më i hollë, Moto E, i cili është përfolur shumë kohëve të fundit.
Shto koment