Microsoft Office vjen edhe në iPad

19.03.2014 (komentet: 0)

Aksionet e kompanisë Microsoft sot janë rritur menjëherë pas lajmit se kompania është duke planfikuar lansimin e paketës së saj softuerike Office edhe në formatin e aplikaiconit për iPad, potencialisht për të gjeneruar miliarda dollarë në të hyra.

Reuters ka raportuar se drejtori i Microsoft, Satya Nadella do ta zbulojë aplikacionin e Office për iPad më 27 mars, në një ngjarje të kompanisë.

Raportet e reja thonë se Microsoft i kishte gati versionet e Office për iPad dhe iPhone për një kohë të gjatë tashmë, mirëpo siç thuhej vonesat janë shkaktuar si pasojë e disa mospajtimeve brenda kompanisë.

Investitorët i kanë kërkuar kompanisë Microsoft për vite të tëra që ta përshtas Office, produktin e saj më fitimprurës, edhe për iPhone dhe iPad dhe pajisjet tjera që përdorin Android të Google, pasi që shitjet e kompjuerëve personal janë në rënie të vazhdueshme.

Kthehu mbrapa

Shto koment