Mercedes Class GL, shikimi i ri në luks

19.04.2012 (komentet: 0)

Mercedes-Benz në Nju Jork edhe zyrtarisht ka prezantuar klasën e re GL, e cila me ofertën e saj të pasur të sistemeve ndihmëse dhe teknologjive moderne, do të jetë vetura më e sigurt dhe më komfore në klasën e vet.

Klasa e re GL, është veturë e përkryer për familje, për shkak të hapësirës së mjaftueshme për 7 persona dhe një varg teknologjish. Me proporcione të balancuara mjaft emirë, më saktësisht me gjatësi 512 cm, gjerësi 214 cm dhe lartësi 185 cm, rehatia është e garantuar.

Në të njëjtën kohë, sistemi i jashtëzakonshëm i amortizatorëve, tregon se klasa GL është perfekte edhe për terrenet e vështira.

Interier me komfor të lartë

Interieri dinamik dhe para se gjithash elegant me materiale të shumta të kualitetit të lartë dhe vëmendjes së madhe që i është kushtuar çdo detaji, por edhe hapësirës së madhe, do të ofroj ambient dhe komfor fantastik.

Pjesë të mëdha nga druri, tastet e drejtimit nga kromi dhe mbështjellëset me material MB-Tex, flasin mjaftueshëm për nivelin e lartë të kualitetit të interierit. Klasa GL rehatshëm pranon deri në 7 pasagjerë me konfigurim të ulëseve 2-3-2.

Në krahasim me modelin paraprak, pasagjerët në këtë gjeneratë do të kenë më shumë hapësirë për krahë, bërryla dhe kokë në të tri rendet e ulëseve. Dizajni i pllakës komanduese edhe më shumë e potencon gjerësinë e hapësirës së brendshme.

Instrumentet moderne janë dizajnuar në atë mënyrë që japin një shikueshmëri më të mirë, me ç’rast instrumentet matëse janë të lexueshëm lehtë dhe qartë në ekranin 4.5 inç me ngjyra.

Në pllakën komanduese dominion edhe ekrani i madh qendror me ngjyra për sistemin Infotainment, i cili përdoret mjaft lehtë. Duhet përmendur edhe klimën AIRMATIC dhe sistemin COMAND.

Motorë me performanca të larta dhe harxhime të ulëta

Për fillim, klasa GL sjell tre versione të motorëve, të cilët japin performanca të jashtëzakonshme dhe nivel të ulët të harxhimeve. I ri-dizajnuar në tërësi, motori 3.0 litërsh V6 që gjendet në modelin GL350 BlueTEC, ofron 240 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 617 Nm.

Teknologjia SCR dhe sistemi AdBlue i injektimit të karburantit, janë meritorë që GL350 BlueTEC të përmbush rregullat rigoroze të emetimit të gazrave të dëmshëm. Tjetri në radhë është ai 4.7 litërsh Twin-Turbo V8 me injektim direkt të karburantit, i cili është meritor për lëvizjen e modelit GL450, ndërsa i njëjti ofron kombinim të shkëlqyer të performancës dhe harxhimeve të ulëta.

Ky motor ofron 362 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm. Në maje të ofertës, nën kapakun e modelit GL550, gjendet motori 5.5 litërsh Twin-turbo V8 me injektim direkt i cili prodhon 429 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 700 Nm. Të tre këta motorë, janë të kombinuar me zgjidhje teknologjike për uljen e harxhimeve, siç është injektimi direkt si dhe transmisioni automatik me 7 shpejtësi.

Dhe motorët e tillë ofrojnë edhe shpejtësi në rrugë, por për fat të keq, shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h, derisa përshpejtimi nga 0 në 100 km/h, arrihet për vetëm 5.9 sekonda. Nëse ju interesojnë edhe harxhimet e klasës së re GL, ato janë mjaft të ulëta në krahasim me fuqinë dhe peshën e veturës, pasi mesatarja për 100 km të kaluara, është vetëm 11.3 litra.

Sisteme të shumta për rritje të sigurisë

Për siguri më të madhe dhe kthjelltësi të vozitësit, klasa e re GL është e pajisur me sisteme të shumta ndihmëse. Në pajisjet standarde është oferta e zakonshme e sistemit për stabilizim dhe frenim siç janë ESP, ASR, ABS dhe PRE-SAFE, ndërsa për herë të parë në pajisjet standarde gjenden edhe sistemet Collision Prevention Assist dhe Attention Assist.

Ky sistem punon në bazën e radarit gjatë shpejtësive nga 30 km/h deri në 250 km/h. I njëjti njeh distancën mes veturës përpara, duke zvogëluar shpejtësinë , por gjithashtu njeh edhe gjësendet statike.

Nëse aksidenti është i pashmangshëm, ky sistem jep paralajmërime vizuale dhe me zë, për ta paralajmëruar vozitësin dhe përgatit sistemin Brake Assist për frenim sa më të shpejtë të mundur, i cili aktivizohet posa vozitësi e prek frenin.

Kthehu mbrapa

Shto koment