Me Project Ara, Google krijon telefonin e mençur për 50 dollarë

27.02.2014 (komentet: 0)

Njësoj sikurse kompjuterët personal ndërtohen me pjesë, telefoni i ri i Google, përkatësisht Project Ara besohet se do ta ndryshojnë mënyrën se si telefonat shiten dhe blihen.

Me Project Ara, Google krijon telefonin e mençur për 50 dollarë

Projekti i Google i quajtur Project Ara, i cili synon krijimin e telefonave modular dhe lejimin e përdoruesve për zëvendësimit e pjesëve të telefonit, për ndërtimin e pajisjes sipas dëshirës dhe nevojës së tyre, tashmë është duke u avancuar edhe në një drejtim tjetër.

Në një intervistë për TIME, krijuesit e Project Ara kanë thënë se qëllimi i kompanisë është që të krijojë një telefon të mençur kostoja e të cilit është 50 dollarë.

Natyrisht, ky do të jetë çmimi fillestar i telefonit, ndërsa pjesët tjera shtesë të tij mund të blihen më pas, për ta ndërtuar një model tjetër, sipas dëshirës dhe nevojës së përdoruesit.

Për shembull, ata që janë të pasionuar pas fotografive do ta kenë mundësinë që buxhetin e tyre për telefon ta shtojnë në kamerën më të mirë, ndërsa atyre që ju duhet memorie më e mirë, mund ta bëjnë atë duke e blerë pjesën shtesë për memorie të rritur të telefonit.

Google ka premtuar që në pranverë do ta mbajë një konferencë për media lidhur me Project Ara, ku edhe pritet të jepen më shumë informacione për risitë e fundit të këtij projekti shumë ambicioz të kompanisë amerikane. /kokaj.net/

Përgaditi : Ilir Behluli

Kthehu mbrapa

Shto koment