Kutia e zezë për automobila

22.02.2012 (komentet: 0)

Sipas raportit të publikuar nga BBC, shoqata britanike Automobile Association (AA) ka paralajmëruar një policë të re sigurimi e cila do të bazohet në të dhënat e mbledhura nga një “kuti e zezë” e vendosur në automobil.


Kjo kuti e zezë do të duhej të përcjellë shpejtësinë, forcën dhe kohën e frenimit, dhe rrugët nëpër të cilat vozitet automobili. Me leje adekuate të gjykatës këto të dhëna po ashtu do të mund të përdoreshin edhe për caktimin e fajësisë tek aksidentet automobilistike. Po ashtu thuhet që vozitësit të cilët vozisin me shpejtësi të mëdha do të marrin postë elektronike nga AA me të cilën ua tërheq vërejtjen për të zvogëluar shpejtësinë.

Edhe pse tek aplikimi i këtij sistemi ashiqare ka shumë çështje të lidhura me shkeljen e privatësisë, shfrytëzuesit mendohet të joshen me kursimet e mëdha financiare. AA nuk do të instalojë kutitë e zeza pa pëlqimin e shfrytëzuesve, kurse atyre që pranojnë u ofrojnë kursime edhe deri në 850 funte në vit nëse u përmbahen rregullave për vozitje të sigurt.

Kthehu mbrapa

Shto koment