Koncept: iPhone 6 gjithnjë e më afër nesh

31.03.2014 (komentet: 0)

Në internet është shfaqur një koncept i ri i gjeneratës së re të iPhone, përkatësisht modelit të ri iPhone 6 i cili duket mjaft mirë, dhe kombinon disa prej ideve më të përfolura të telefonit të shumë pritur të Apple, i cili pritet të prezantohet brenda muajve në vijim

Koncepti i punuar nga firma e dizajnit në Itali, Set Solutions ka në fokus primar pamjen e telefonit të ri të Apple, ndërsa edhe në këtë koncept ekrani i telefonit është më i madh, me diagonale prej 4.7 inç dhe xhamin prej safiri - material i cili është shumë herë më i qëndrueshëm sesa ekranet ekzistues.

Në konceptin e iPhone 6 të Set Solutions thuhet se kamera e iPhone 6 do të vijë me 10 mega-piksel, dhe se sensori por edhe rezolucioni i këtij modeli do të jetë i përmirësuar. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment