Japonezët mbarojnë liftin hapësinor!

11.03.2012 (komentet: 0)

Lifti hapësinor është një ëndërr, të cilën shkencëtarët ka ca kohë që janë duke provuar ta perceptojnë në mënyra nga më të ndryshmet. Një kompani japoneze, mirëpo, ka caktuar afatin përfundimtar për realizimin e kësaj ëndrre – vitin 2050.

Obayashi Corp, të cilët janë të specializuar për ndërtim të lartë, e një nga veprat e tyre është rrokaqielli Tokyo Sky Tree, ndërtimi i të cilit është në përfundim e sipër, synon të mbaroj një ngritës hapësinor i cili do të shkonte deri në lartësinë prej 36,000 kilometrave. Kjo lartësi është mbi lartësinë e të gjithë satelitëve të cilët ndodhen në orbitën rreth Tokës, ndërsa do të nevojitej një javë që ngritësi të arrij në atë lartësi.

Në Obayashi kanë një plan sipas të cilit për kabllo të këtij lifti do të përdorin nanomaterialin, respektivisht nanogypat nga karboni. Lifti i tyre do të mund të bart në gjithësi 30 njerëz me shpejtësinë prej 200 kilometra në orë. Në 32,000 kilometra, turistët do të mund të vizitojnë stacionin e gjithësisë, por kabllo prej aty do të duhej të vazhdonte më tej, shumë më larg – deri në 96,000 kilometra largësi nga sipërfaqja e Tokës, e atje do të duhej të kenë qasje vetëm shkencëtarët.

“Ekspertët tanë për ndërtimin e lartë, klimën, lëvizjen e erërave, dizajnin, që të gjithë thonë se kjo është diçka që mund të bëhet”, tha për AFP Satomi Katsuyama. Ata që do të jetojnë deri më 2050-tën, me gjasë do ti shohin të gjitha nga dora e parë

Kthehu mbrapa

Shto koment