Ipko sot lanson rrjetin 3G

30.11.2013 (komentet: 0)

Prishtinë, 30 nëntor - Kompania e telekomunikacionit Ipko ka bërë të ditur se në një konferencë që do të organizojë sot për media do të lansoj edhe rrjetin 3G në Kosovë.



Me lansimin e rrjetit 3G në Kosovë, Ipko do bëhet kompania e parë e telekomunikimit e cila ofron këtë shërbim pasi që operatorët e tjerë si Z Mobile dhe Vala 900 ende ofrojnë rrjetin e vjetër.

3G është një teknologji e re, e cila mundëson transmetim të të dhënave me cilësi dhe shpejtësi të lartë. 

Këto të dhëna mund të jenë foto, video, lajme në kohë reale nëpërmjet shërbimit të Internetit me shpejtësi shumë të lartë.

Kjo teknologji përfshin një grup standardesh të larta, të cilat mundësojnë për përdoruesit komunikimin në bandë të gjerë duke krijuar efektivitet të lartë në telefonata dhe në transmetimin e të dhënave.

Standardi evropian për 3G njihet si UMTS - Sistemet Universale të Telefonisë së Lëvizshme. Versioni më i zhvilluar i 3G-së përfshin: Komunikimin me Shpejtësi të Lartë (teknologjia HSPA+), e cila përfshin: shkarkimin e të dhënave me shpejtësi të lartë (HSDPA) dhe ngarkimin e të dhënave me shpejtësi të lartë (HSUPA)

Kthehu mbrapa

Shto koment