iPhone 6 mund të vijë në korrik?

28.02.2014 (komentet: 0)


iPhone 6 mund të vijë në korrik?

Që nga lansimi i iPhone 5S dhe iPhone 5C në shtator të vitit të kaluar, disa herë është thënë se modeli i ri i telefonit të Apple mund të paraqitet në treg më herët sesa zakonisht.

Dhe tani, listës së këtyre thashethemeve i është shtuar edhe një tjetër, e cila thotë se Apple do të vijë me dy telefona të rinj, njëri prej të cilit do të jetë iPhone 6, dhe se të dytë do të lëshohen më herët se në vjeshtën e këtij viti.

Sipas Mizuho Securities thuhet se iPhone 6 do të lansohet më herët, duke e përmendur muajin korrik si datë të mundshme të lansimit. Mizuho thotë se burimin e saj të informacionit e ka marrë nga zingjirët e furnizimit të Apple në Azi, dhe se furnitorët e kompanisë tashmë janë duke punuar në përgatitjen e prodhimit të pjesëve të modeleve të reja të iPhone.

Një analist i kompanisë Mizuho gjithashtu ka thënë se ka gjasa të mëdha që iPhone 6 të vijë me ekran më të madh, dhe modele të ndryshme, të cilat do ta kenë ekranin me diagonale prej 4.7 deri në 5.5 inç.

Për më shumë, thuhet se versioni i ri i iPhone do të sjell përmirësime në sensorin e gishtërinjëve, TouchID dhe më shumë aplikacione, të cilat më pas do të jenë pjesë edhe e tabletit të saj, iPad.

Përgaditi : I.Behluli

Kthehu mbrapa

Shto koment