iPhone 5S dhe iPhone 5C

15.09.2013 (komentet: 0)

iPhone 5S është telefoni i së ardhmes. Do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra: të zezë, ngjyrë ari dhe gri, me një dizajn të ngjashëm me atë të iPhone 5. Flash Led do të jetë ndryshe nga ai i iPhone 5. Do të ketë një proçesor të ri A7 64-bit, motivi për të cilin iOS 7 është realizuar pikërisht në 64.bit në mënyrë që të japë me të vërtetë maksimumin në këtë pajisje.

Në këtë mënyrë sistemi operativ, dmth pjesa software, integrohet në mënyrë perfekte me pjesën hardware. Diçka që nuk do shihni në asnjë pajisje tjetër! iPhone është dy herë më i shpejtë. Performancat e CPU janë 40 herë më të larta dhe grafika është 56 herë më e shpejtë.

Bateria - Bateria ka ndryshuar relativisht pak: do të sigurojë 10 orë bisedë në rrjetin 3G, 8 orë lundrim në Safari me rrjetin 3G dhe 10 orë në WiFi, 40 orë muzikë dhe 250 në standby.

Fotokamera - iPhone 5S integron një sistem me 5 lente të realizuara nga Apple me një hapje 2.2f, me një sensor 15% zonë aktive më tepër. Por Apple nuk ka vendosur të shtojë numrin e pixel-ave, por ka i ka zmadhuar ato, sepse pixela më të mëdhenj do të thonë foto më të mira!

Fotokamera e re ka një barazpeshim të ngjyrës së badhë dhe krijon një hartë dinamike të ngjyrave. Edhe autofokusi rregullohet me një matricë metrike në 15 zona, çdo gjë në mënyrë automatike. Çdo ngjyrë që kapim do të krahasohet me ato të ambientit ku ndodhemi. Programi do të barazpeshojë ngjyrat deri sa të gjejë ato të duhurat.

 
Video - Dy mënyra të reja: Burst mode dhe Slo-Mo. E para i kap të gjitha fotot me shpejtësi duke na lejuar që të zgjedhim më të mirën, ndërsa e dyta do na lejojë të regjistrojmë video HD me 720P dhe 120 frame për sekond. Për sa i përket fotove panoramike, nëpërmjet funksionit Panorama do të arrijmë të kemi foto me një rezolucion deri në 28 Megapixel.

Sensori i shenjave të gishtërinjëve - Unaza që rrethon butonin Home është thjeshtë zbukuruese. Sensori ndodhet brenda butonit Home, poshtë një shtrese tjetër mbrojtëse. Mjafton të prekim butonin Home për të zhbllokuar telefonin duke bërë një skanim të epidermës së gishtit tonë.

Dalja në treg - iPhone 5S do të dalë në treg më 20 shtator në 10 shtete. Nuk ka akoma asnjë datë të sigurtë për vendin tonë, por që ne mund të supozojmë muajin dhjetor. Gjithsesi, iPhone 5 nuk do të dalë më në treg, por do të ketë vetëm tre pajisje iPhone 5S, 5C dhe 4S. 

m.z.





Kthehu mbrapa

Shto koment