iPad Air 2 sjell specifika të ngjashme me ato të iPhone?

21.04.2014 (komentet: 0)

Edhe pse iPad Air është mjaft i hollë edhe në versionin aktual, kërkesat e konsumatorëve me sa duket kanë bërë që Appletë mendojë që dizajni i ri i tabletit të saj kryesor të jetë edhe më i hollë sesa ai i paraardhësit të tij.

iPad Air 2 sjell specifika të ngjashme me ato të iPhone?

Në fakt, kjo mund të ndodhë që në versionin e ri të iPad, modelin i cili pritet të quhet iPad Air 2, ndërsa disa publikime të cilat tashmë kanë rrjedh në internet sugjerojnë se Apple e ka në plan kombinimin e ekranit LCD me xham, një tipar të cilin e ka në iPhone tash e disa vite.

Paneli i iPad Air 2 tashmë është vërejtur në faqen OneMoreThing.nl, dhe nga pamja e pare vërehet se është i ngjashëm me atë të iPad Air, edhe pse në pjesën e pasme shihet se porti për kabllo është ndryshe, ndërsa mbështjellësi i tabletit është gjithashtu nga xhami.

Edhe pse nuk dihet shumë për modelin e ri të tabletit të Apple, disa raportime kanë sugjeruar se procesori i tabletit të iPad Air 2 do të jetë A8, ndërsa në mesin e karakteristikave do të jetë edhe skaneri i famshëm i gishtit, TouchID, dhe disa nga specifikat tjera që tashmë i kemi pare në modelet e ndryshme të iPhone.

Lansimi i iPad Air 2 pritet të bëhet në tremujorin e tretë të këtij viti, përkatësisht në muajin e fundit të këtij tremujori. / Kokaj.Net / 

Kthehu mbrapa

Shto koment