Instagram me dizajn të ri për Android

12.03.2014 (komentet: 0)

Instagram ka lëshuar përditësimin e ri të aplikacionit të saj për platformën mobile të Google

Android, dhe version i ri i aplikacionit sjell dizajnin e përmirësuar për përdoruesit e pajisjeve të mençura që bazohen në Android.

Sipas njoftimit të Instagram thuhet se pamja e re e aplikacionit është e dizajnuar që të ofrojë shërbim më të shpejtë dhe më efikas, ndërsa zhvilluesit e Instagram të cilët kanë punuar në verisonin e ri kanë thënë se “faqja e parë e aplikacionit tani hapet dy herë më shpejtë, ndërsa madhësia e aplikacionit është zvogëluar për të ofruar shpejtësi më të madhe gjatë përdorimit të Instagram”.

Për më shumë, Instagram thotë se dizajni më i qartë për Android është edhe më i lehtë për tu përdorur. Version i ri i Instagram tani është në dispozicion për shkarkim nga Google Play Store.  

/I.Behluli/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment