1 miliardë njerëz kyçen në Facebook nga telefonat mobil

26.03.2014 (komentet: 0)

Brenda 24 orëve të fundit, Facebook ka qenë shumë shpesh në lajme, fillimisht për lajmin e blerjes së Oculus VR për 2 miliardë dollarë, e më pas edhe për njoftimin se Instagram ka arritur në 200 milionë përdorues.

Mirëpo, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg nuk është mjaftuar me kaq, pasi që ka njoftuar se rrjeti më i madh social në botë, të cilin ai e ka themeluar dhe e drejton aktualisht ka arritur në 1 miliardë përdorues aktiv mujor, të cilët qasen në rrjet nga telefonat e mençur mobil, një rritje kjo nga 945 milionë sa kishte në dhjetor të vitit të kaluar.

Në vitin 2012, Instagram ishte blerë nga Facebook për 1 miliard dollarë, ndërsa sot kompania ka njoftuar se më shumë se 20 miliardë fotografi janë shpërndarë në aplikacionin e saj.

Është me rëndësi të thuhet se edhe pas blerjes nga Facebook, aplikacioni është zhvilluar ndaras nga rrjeti social, dhe shifrat e përdoruesve të Facebook nuk përfshijnë edhe ato të Instagram. /Kokaj.Net/

Kthehu mbrapa

Shto koment