Hapet Gara e 5-të ndërkombëtare për robotikë dhe inteligjencë artificiale
04.03.2014 (komentet: 0)
Shkup, 4 mars 2014 (MIA) - Në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike (FETI) sot zyrtarisht u hap Gara e 5-të ndërkombëtare për robotikë dhe inteligjencë artificiale "RoboMak", në të cilin në katër ditët e ardhshme shkathtësitë e tyre programore do t'i prezantojnë rreth 70 student nga vendi dhe 30 të huaj prej më shumë se 20 shteteve evropiane.
Ato do të garojnë në pesë kategori 1. Sumo; 2. Humanoid; 3.Tërka; 4. Dora robot dhe 5. Qëllimi i vërtet - kategori e vendosur këtë vit. Finalja do të mbahet më 8 mars në Shtëpinë e ARM-së nga ora 17, ndërsa për ekipet më të mira pjesëmarrës do të ketë shpërblime - medalje, certifikata dhe bono për kurse.
"Robo Mak" është edhe punëtorinë të cilën pjesëmarrësit kanë mundësi t'i thellojnë edhe riformojnë njohuritë e fituara përmes arsimit formal në fakultet nga shkencat teknike. Organizatorë janë FETI dhe komiteti lokal i rrjetit ndërkombëtar EESTEC (Asociacioni Evropian i studentëve të elektroinxhinerisë)
Garën e shpalli të hapur dekani i FETI-it Mile Stankovski dhe rektori i Universiteti "Sh. Cirili dhe Metodi" Velmir Stojkovski.
Rektori tha se robotika dhe inteligjenca artificiale sot marrin një ndër vendet më të rëndësishëm në shkencë dhe teknikë dhe për këtë Universiteti i Shkupit u kushton kujdes të madh.
Dekani i FETI theksoi se "RoboMak" po bëhet seminar tradicional i robotikës dhe garë e talenteve nga bota për teknologjitë e reja. Ai u përqendrua edhe në sukseset e FETI në mësim, pajiset teknike dhe numrin e madhe të laboratorëve të akredituar.
Organizatorët e garës janë të kënaqur nga interesi i studentëve të Maqedonisë për pjesëmarrje në "RoboMak" por edhe për drejtim studimor automatikë, i cili ekziston në FETI.
/I.Behluli/
Shto koment