Google do të fillojë kodimin e rezultateve të kërkimit

14.03.2014 (komentet: 0)

Google është duke i bërë kërkimet e përdoruesve më private si pjesë e përpjekjeve të mëdha të kompanisë për të përmirësuar sigurinë e informacionit, pas zbulimeve të vitit të kaluar të cilat shfaqen mbikëqyrjen e qeverisë së SHBA-ve në internet.

Google do t’i prezantojë rezultatet e koduara të kërkimit në nivel global, edhe pse ende nuk është bërë e ditur koha e lëshimit të këtyre ndryshimeve. Megjithatë tani thuhet se Google ka filluar tashmë kodimin e kërkimeve të përdoruesve kinezë të cilat vijnë si kundërshtime ndaj regjimit të shtrënguar të vendit komunist, raporton Washington Post.

Hapat e Google për kodimin e rezultateve të kërkimit në qendrat e saj të të dhënave janë përgjigje ndaj rrjedhjeve të informacioneve nga Edëard Snowden, të cilat vitin e kaluar zbuluan shkallën e mbikëqyrjes së internetit nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare të SHBA-ve.

"Zbulimet e verës së vitit të kaluar theksuan nevojën tonë për t’i forcuar rrjetet tona. Në mesin e shumë përmirësimeve që ne i kemi bërë në muajt e fundit, është edhe kodimi i rezultateve të kërkimit në Google Search, në mbarë botën" i tha një zëdhënës i Google gazetës Washington Post. 
 
/I.Behluli/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment