Facebook Messenger për Windows

09.03.2012 (komentet: 0)

Zhvillimi dhe testimi i Facebook Messenger ishin sekret, por mjaftë publik dhe i ditur për shkak se gjatë testimit kanë “ikur” edhe lidhjet për instalim.

Pasi që klienti u bë gjë publike, Facebook edhe jozyrtarisht lejoi shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit të ri chat pa ndonjë paralajmërim të posaçëm. Vetëm dje Facebook Messenger for Windows edhe zyrtarisht u paraqit si alternative ndaj bisedave brenda shfletuesit.

Përkundër fshehjes dhe publikimeve, ky aplikacion prapëseprapë është vetëm edhe një klient tjetër për chat, i cili do të sjell pak më shumë prezencë për rrjetin shoqëror dhe thjeshtësi për shfrytëzuesit të cilët nuk mbajnë të hapur Facebookun, ndërsa kanë dëshirë që të bisedojnë me njerëzit. Në botën e aplikacioneve klient për chat ai nuk sjell bash asgjë të re.

Kthehu mbrapa

Shto koment