Çka na sjell Golfi i ri?

28.02.2012 (komentet: 0)

E reja, gjenerata e shtatë me radhë e Golf-it do të prezantohet në fund të këtij viti në sallonin e automobilave në Paris, ndërsa fillimi i shitjes është caktuar të jetë fillimi i vitit 2013.

Do të bëhet fjalë për më të sigurtin dhe më dinamikun, por njëherësh edhe makinën shumë ekonomike e cila do të mund të lëvdohet edhe me pajisjet e shumta të cilat sot në radhë të parë i lidhim me modelet të segmenteve më të larta.

Motorë për të gjithë

Gjenerata e re e kompaktit të popullarizuar do të jetë në dispozicion me gamën e gjerë të motorëve që janë tani të pranishëm, duke përfshirë edhe “plug-in” hibridin me 245 kuaj fuqi dhe versionin elektrik, sikur edhe versionin i cili si karburant përdorë gazin.

Në ofertë do të gjenden edhe motorët konvencional, ndërsa do të bëhet fjalë edhe për familjen e re të motorëve ku vlen të veçohet motori me naftë 2.0 me 185 KF, sikur edhe versioni i tij bi-turbo (GTD) me 225 kuaj fuqi.

Adhuruesve të motorëve me benzinë do t’u ofrohet motori turbo me 1.4 dhe 140 KF me sistemin e deaktivizimit të cilindrave. Në ofertë do të gjendet edhe ai 1.8 dhe 2.0-litra turbo benzinë, ku më i fuqishmi (GTI) do të zhvillojë rreth 270 KF.

I riu GTI do të duhet të fitonte edhe diferencialin e parmë elektronik me bllokadë, ndërsa në Golf-in e ri do të jetë në dispozicion edhe tërheqja me katër rrota.

Versioni me pjesë të aluminit

Burimet potencojnë se në ofertë do të duhet të jetë edhe versioni më i lehtë i bërë me pjesë të aluminit. Për tani nuk është e njohur për cilin model saktësisht do të bëhet fjalë, por kandidatët më të mëdhenj padyshim që janë modelet me tërheqjen elektrike dhe GTI.

Për çdo rast Golf i ri do të duhet të jetë më i lehtë se gjenerata e katërt, dhe njëherësh edhe dukshëm më i sigurt se modeli momental.

Të rikujtojmë, se modeli i ri i Golf-it do të bazohet në platformën e re modulare MQB e cilat do të jetë bazë për të gjitha modelet e “VW-së” të madhësisë ndërmjet Polo-s dhe Passat-it.

Kthehu mbrapa

Shto koment