Çfarë risi sjell iOS 7.1?

11.03.2014 (komentet: 0)

Pas një periudhe të gjatë të zhvillimit dhe testimit, Apple tani e ka lëshuar versionin e përfunduar të iOS 7.1 në publik. Versioni më i ri i sistemit operativ mobil i Apple sjell një sërë ndryshimesh të cilat nuk ishin pjesë e iOS 7, duke përfshirë mbështetjen për CarPlay e cila do të integrohet me veturat e reja.

Në anën tjetër, asistenti digjital Siri do të lejojë që përdoruesit të vendosin se sa gjatë duhet të dëgjohet kërkesa e tyre në aplikacion, para se i njëjti të mbyllet.

Në Siri janë shtuar edhe versionet origjinale të zërave për japonisht, anglishten britanike dhe atë australiane, dhe dialektin mandarin të kinezishtes.

Kalendari i ri i sjell në iOS 7.1 tani është edhe në formatin e muajit, ndërsa festat specifike të shteteve të ndryshme gjithashtu janë integruar për disa vende. Përmirësimet në iTunes Radio përfshijnë abonimet në iTunes Match, shiritin për kërkime mbi Featured Stations për të mundësuar krijimin e stacioneve të personalizuara, si dhe opsionin për të blerë albume nga dritarja Now Playing.

Fontet në versionin Bold janë aplikuar në tastierë, kalkulatorë, dhe shumë ikona tjera. iCloud Keychain tani është në dispozicion për më shumë vende të botës, dhe kamera tani mundëson aktivizimin automatik të HDR në iPhone 5S.

Njoftimet në FaceTime do të fshihen, nëse thirrja është pranuar nga një pajisje tjetër të Apple.

Përmirësimet tjera janë të lidhura me performancën më të mirë të iPhone 4, bllokimin e faqes kryesore, saktësinë e Touch ID, dhe shumë më shumë se kaq./kokaj.net/ 

/I.Behluli/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment