Blu Products prezanton modelin Blu Studio 5.0 LTE

01.05.2014 (komentet: 0)

Blu Products ka njoftuar se do ta bëjë lansimin e modelit të ri të telefonit të mençur Android modelin Blu Studio 5.0 LTE, i cili e sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në qHD me rezolucion prej 860 x 540 pikselëve.

Blu Products prezanton modelin Blu Studio 5.0 LTE

Blu Studio 5.0 LTE mbështetet në procesorin quad core 1. 4GHz Qualcomm, Snapdragon 400, 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të Blu Studio 5.0 LTE përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8MPpër incizim në Full HD me 1080p, si dhe portin për microSD për zgjerim të hapësirës së brendshme të telefonit.

Për më shumë, telefoni përfshin edhe Android 4.2.2 Jelly Bean, baterinë me 2,000 mAh, lidhjen për WiFi dhe Bluetooth.

Kthehu mbrapa

Shto koment