BE afër miratimit të mbushësit universal të telefonit

17.03.2014 (komentet: 0)

Javën e kaluar, anëtarët e parlamentit evropian kanë votuar draftin e ri të ligjeve për radio pajisjet, të cilat do të vendosin një standard të ri për telefonat mobil të shitur brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Saktësisht, vendimi parasheh krijimin e mbushësit të përbashkët të telefonave për zvogëlimin e mbeturinave mjedisore, ndërsa një veprim i tillë besohet se do ta bëjë më të lehtë jetën e përdoruesve të telefonave mobil.

Mbushësi universal i telefonave i cili parasheh ambient më të pastër është pjesë e direktivës së re për Radio Pajisjet. Raportuesja e PE-së, Barbara Weiler ka thënë se me këtë vendim 51 ton të mbeturinave nga pajisjet elektronike do të kursehen.

Dizajni i mbushësit të ri universal do të jetë kabllo shumë e përdorur tashmë, përkatësisht lidhësi për microUSB.

Draft-ligji tashmë është miratuar me 550 vota pro, dhe 12 kundër. Mirëpo, para se i njëjti të hyjë në fuqi, duhet të aprovohet nga Këshilli Evropian. 

/I.Behluli/  

Kthehu mbrapa

Shto koment