BBM bën 85 milionë përdorues aktiv

29.03.2014 (komentet: 0)

Në prezantimin e rezultateve financiare, kompania kanadeze BlackBerry ka dhënë edhe disa detaje të rëndësishme lidhur me aplikacionin e saj të famshëm për komunikim, BBM, të cilin para një kohe e kishte vënë në dispozicion edhe për përdoruesit e iOS dhe Android.

BBM bën 85 milionë përdorues aktivBlackBerry ka njoftuar se BBM tani ka 113 milionë përdorues, dhe se 85 milionë prej tyre janë përdorues mujor aktiv në baza mujore.

Siç edhe pritej, baza e përdoruesve të BBM është rritur që nga koha e lansimit në platformat mobile rivale si iOS dhe Android.

Drejtori i BlackBerry, John Chen ka paralajmëruar edhe planet e kompanisë për moentizimin e aplikacionit BBM, edhe pse nuk ka dhënë asnjë detaj se si kanë menduar ta realizojnë këtë plan.

Për më shumë, Chen ka thënë se në tremujorin e dytë të vitit pritet lansimi i aplikacionit të BBM edhe në Windows Phone.

Kthehu mbrapa

Shto koment