Audi prezanton në Gjenevë kabrioletin e ri S3

07.03.2014 (komentet: 0)

 
Audi prezantoi në panairin e makinave në Gjenevë kabrioletin 
e ri S3 i cili pritet të dalë në treg gjatë kësaj vere në Gjermani. Makina është e pajisur me pasqyra alumini dhe fellnet 18 inç. 

Nën kapak kjo makinë fsheh motorin me 2.0 litra TFSI me katër cilindra, që prodhon plot 300 kuaj fuqi apo 221 kW. I gjithë ky motor është i lidhur me transmisionin S tronik me gjashtë shpejtësi, që i mundëson kësaj veture të bëjë tërheqjen me të katër rrotat dhe të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 5.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h. /kokaj/ 

[I.Behluli]

Kthehu mbrapa

Shto koment