Apple rivalizon me Spotify, iTunes tani edhe në Android

22.03.2014 (komentet: 0)

Apple është duke negociuar me studiot muzikore dhe kompanitë e tjera të produksionit për lansimin e shërbimit muzikor sipas kërkesës, me të cilin ajo do të rivalizonte me shërbimet e famshme në treg sikurse Spotify apo Beats Music, thuhet sipas një raporti të ri të publikuar nga Billboard.

Burimet e lajmit thonë se në këtë fazë, Apple dhe partnerët e saj janë në faza të hershme të eksplorimit të mundësive për krijimin e shërbimit, i cili do t’i rikuperonte humbjet nga rënia e shkarkimeve në iTunes.

Raporti i njëjtë thotë se Apple madje është duke planifikuar krijimin e aplikacionit mobil të iTunes Store për sistemin operativ rival Android, edhe pse këtë pohim nuk e ka konfirmuar kompania Apple.

Sipas Nielsen, shkarkimet në platformën muzikore të Apple kanë rënë për 13 për qind nga java e parë e muajit mars, ndërsa shitja e singlave digjital ka rënë për 11 që nga viti i kaluar, prandaj ndryshimet e reja në sektorin e muzikës së Apple pritet të vijnë shumë shpejtë./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment