Përdoruesit dënojnë Instagram-in!

01.01.2013 (komentet: 0)

Instagram-i ka thënë se kjo ka qenë një ide e keqe. Shërbimi ''Photo Sharing'' tha në mes të dhjetorit 2012 që të gjitha imazhet e publikuara nga janari 2013 mund të përdoren për qëllime të marketingut pa u paguar për të.

Një e katërta u zhduken!

Instagrami u detyra që të tërhiqet dhe që t'i përmbys udhëzimet e reja.

Megjithatë, shërbimi, i cili ishte bleur në prill nga Facebook-u për 715.000.000 $ (Dollar amerikane), humbi miliona përdorues.

Sipas ''AppData'' numri i përdorusve ra nga 16,4 milion në 12,4 milion, në javën kur u publikuan udhëzimet e reja, lajmëron Reuters.

Që korrespondon 25% të përdoruesve!

Instagram pretendon se këta numra janë të pasaktë.

Instagram-i proteston në numrat.

- Shifrat janë të pasakta. Ne vazhdojmë të shohim një rritje të fuqishme dhe të qendrueshme të regjistrimeve në Instagram, po ashtu edhe aktiviteti i përdoruesve është më i madh, tha një zëdhënëse të premten (28.12.2012).

Numri i përdoruesve që janë aktiv të paktën një herë në muaj është 43.6 milion, sipas AppData.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment