Zyrtare: Shtyhet Parma – Udinese

21.02.2015 (komentet: 0)

Ndeshja mes Parmës dhe Udineses në kuadër të Serie A e caktuar të zhvillohej të dielën është shtyrë për shkak të kaosit që mbretëron tek skuadra nikoqire.

 

 

Vazhdon gjendja kaotike në klubin e Parmës.

Pas probleme të mëdha financiare me të cilat është duke u ballafaquar klubi nga Ennio Tardini, tani vjen lajmi se dueli i radhës kundër Udineses në Serie A, i caktuar të zhvillohej të dielën është shtyrë.

Ballafaqimi fillimisht ishte parapatë që të zhvillohej me dyer të mbyllura pasi skuadra nikoqire është në gjendje aq të rëndë financiare sa që nuk është në gjendje të organizojë ballafaqimin.

Por, futbollistët dhe trajnerët e të dyja skuadrave nuk kanë pranuar të luajnë pa shikues dhe kjo ka detyruar autoritetet të shtyjnë ballafaqimin për një datë të pacaktuar.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment