Zyrtare: Ronaldo shpëton lehtë nga dënimi

29.01.2015 (komentet: 0)

U tregua arrogant i madh në takim ndaj Cordobas,duke shpërndarë shqelma por në fund Ronaldo shpëtoi lehtë.

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka marrë dënim të lehtë nga Federata e Futbollit në Spanjë, transmeton Telegrafi.

Ylli i Real Madridit për shqelmin që ia dha lojtarit të Cordobas, Edimar, u ndëshkua me kartonin e kuq, kurse do të vuajë vetëm dy ndeshje pezullim. Ai do të mungojë ndaj Real Sociedadit dhe Sevillas.

Ky është një dënim i lehtë për portugezin, pasi lojtarët që janë sjellë më parë si Ronaldo janë dënuar me katër e më shumë ndeshje.

Kthehu mbrapa

Shto koment