Zyrtare: Pensionohet Ferguson.

08.05.2013 (komentet: 0)

Para pak qasteve fansat e Man Utd janë tronditur me lajmin bombastik se Alex Ferguson do të pensionohet në fund të këtij sezoni.

Fansat e Man Utd nuk mund ta shohin ulur Fergin në karrigën ku qëndroi për 27 vite.

Sot edhe zyrtarisht faqja e skuadres e ka konfirmuar lajmin e pensionimit të Alex Fergusonit.

Duke e bërë të ditur këtë lajm, ai tha: “Vendimi për t’u pensionuar është një gjë që e kam menduar shumë dhe që nuk e kam pasur lehtë ta marrë. Tani është koha e duhur”.

“Është e rëndësishme për mua që ta lë klubin në gjendjen më të mirë të mundshme dhe unë besoj se e kam bërë këtë. Kualiteti i kësaj skuadre fituese dhe baraspesha e moshës në të, përshtatet mirë që të vazhdojë të ketë sukses, ndërsa struktura e të rinjve do të sigurojë që e ardhmja e skuadrës të jetë e ndritshme”.

“Duke shikuar përpara, jam shumë i gëzuar që do të marrë rolin e drejtorit dhe ambasadorit të klubit. Me këto aktivitete, së bashku me shumë interesa të tjera, unë po shikoj përpara për të ardhmen”.

“Më duhet ta falënderoj familjen time, sepse dashuria dhe mbështetja e tyre ka qenë esenciale. Gruaja ime Cathy ka qenë figurë kryesore gjatë karrierës sime, duke më dhënë stabilitet dhe shtytje. Fjalët nuk janë të mjaftueshme që ta shpjegoj se sa shumë ka pasur rëndësi kjo për mua”.

“Sa i përket lojtarëve të mi dhe stafit, në të kaluarën dhe në të tashmen, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për nivelin e lartë të profesionalizmit që kanë treguar dhe kontributin që kanë dhënë për fitimin e shumë trofeve. Pa kontributin e tyre historia e këtij klubi nuk do të ishte aq e pasur”.

“Në vitet e mija të para, mbështetja e bordit dhe Sir Bobby Charlton në veçanti, më kanë dhënë mua besimin dhe kohën që ta ndërtoj një klub të futbollit, e jo një ekip të futbollit”. 

“Gjatë dekadës së fundit, familja Glazer ma kanë siguruar platformën që ta menaxhojë Manchester Unitedin në mënyrën më të mirë dhe kam qenë jashtëzakonisht fatlum që kam punuar me të besueshmin, drejtorin ekzekutiv David Gill. Vërtetë jam falënderues ndaj të gjithëve”.

“Gjithashtu i falënderoj edhe të gjithë tifozët. Mbështetja që më keni dhënë ju gjatë këtyre viteve ka qenë vërtetë modeste. Ka qenë një nder dhe privilegj i madh që ta udhëheq klubin tuaj dhe e çmoj shumë kohën time si menaxher i Manchester Unitedit”, deklaroi i madhi Ferguson.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment