Zyrtare: Moyes trajner i ri i Man United

09.05.2013 (komentet: 0)

David Moyes është pasardhësi i Sir Alex Ferguson te Manchester United. Lajmi është zyrtarizuar nga skuadra e Manchester United. Moyes ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare me skuadrën e madhe angleze.

"Unë jam i kënaqur që Alex Ferguson më ka rekomanduar mua për këtë punë. Unë kam respekt të madh për atë që ka bërë ai për futbollin dhe klubin. Unë e di se sa e vështirë do të jetë për mua që të pasoj atë në rolin e trajnerit. Po e lë Evertonin pas një pune fantastike dhe një edicioni të mirë këtë vit. I falënderoj ata përzemërsisht për mbështetjen që më kanë dhënë" deklaroj Moyes.

Pikërisht Alex Ferguson ka qenë ai që u ka thënë zyrtarëve të skuadrës se Moyes duhet të jetë pasardhësi i tij.

Kthehu mbrapa

Shto koment