Zyrtare: Hendbolli pranohet me të drejta të plota në EHF

20.09.2014 (komentet: 0)

Një super-lajm për hendbollin kosovar. Sot në mbledhjen e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit që është mbajtur në Dublin, është miratuar vendimi që Federata e Hendbollit të Kosovës të pranohet me të drejta të plota.

Lajmi sapo është konfirmuar në Twitter nga profili zyrtar i EHF-së.

Në mbledhjen që është mbajtur sot është mbajtur një votim për ta pranuar edhe Kosovën në EHF. Prej të gjithë anëtarëve, 25 votuan PRO, ndërsa 18 anëtarë ishin kundër. Mirëpo, kjo mjaftoi që këshilli të vendoste për ta pranuar Kosovën me të drejta të plota në EHF, për shkak se shumica e votave ishin PRO.

“Kosova është pranuar si anëtarja e 50-të me të drejta të plota në EHF, pasi shumica e kongresit votuan PRO”, thuhet në njoftimin e EHF-së.

 

 

Ky është një lajm i madh për Kosovën, e cila më në fund do ta ketë mundësinë që të luajë edhe në garat ndërkombëtare me të gjitha të drejtat, dhe t’i dëshmojë botës për talentin që posedojmë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment