Zyrtare: Haxhi Krasniqi për titull bote me këtë boksier

14.01.2015 (komentet: 0)

Boksieri i famshëm kosovar, Haxhi Krasniqi ka njoftuar para pak minutash se me 21 mars do të luftoi për titullin e kampionit të botës. Jurgen Brahmer do të jetë kundërshtari i tij i radhës.

 

"Miq të dashur me 21 Mars do të luftoj për titullin WBA të botës kundër kampionit të botës Jürgen Brähmer. Kjo nuk është vetëm një ndeshje sporti për mua, për të fituar titullin e botës kam sakrifikuar shumë deri tani dhe dua të shkruaj histori, andaj është lufta e 21 Mars-it shumë më shumë se vetëm një duel boksi. Por në fakt nuk deshiroj të foli apo të shkruaj shumë tani, unë gjithë kohen time do ia kushtoj stervitjeve dhe do ta fitoj titullin. Unë shpresoj se ju të gjithë me 21 Mars do të udhëtoni drejt qytetit Rostock për të më mbështetur. Më besoni se do jap gjithçka për të dalur faqebardh nga Ringu. Ju falëmnderit" shkruan Haxhi Krasniqi në Facebook.

Kthehu mbrapa

Shto koment